Abuzim i dyshuar në familje/ Rasti tronditës i shqiptarit në Greqi
- Korca Boom
- Nov 14, 2025
- 1 min read
I akuzuari është një 51-vjeçar me shtetësi shqiptare, i cili dyshohet se ka abuzuar me fëmijën e tij në ambjentin familjar gjatë periudhës janar 2021 – tetor 2022, kryesisht në momente kur i mituri lahej.
Hetimi nisi në vjeshtën e vitit 2022, pas denoncimeve të bëra nga një punonjëse sociale dhe një psikologe e shkollës, të cilat vunë re elementë shqetësues në sjelljen e të rriturit dhe kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve.
Në dëshmitë e tij, fëmija përshkroi situata ku i akuzuari ndërhynte në momente të privatësisë së tij, prekjet e padëshiruara dhe raste të tjera që konsiderohen të papranueshme.
Një anëtar i familjes fillimisht deklaroi se kishte vënë re sjellje të tepruara të afeksionit, madje edhe foto komprometuese, por më vonë zbuti dëshminë, duke iu referuar rezultatit negativ të ekzaminimit mjekoligjor.
Psikologia që intervistoi të miturin vlerësoi se ai ishte në gjendje të rrëfente me koherencë përjetimet e tij dhe shprehte përmes vizatimeve perspektivën personale për situatat e përditshme.
Ekzaminimi mjekoligjor i kryer në vitin 2022 nuk konstatoi dëmtime që lidhen me akuzat, përveç disa gërvishtjeve të vjetra pa lidhje me ngjarjen e raportuar.
Mbrojtja e të akuzuarit mohon veprën penale, duke pretenduar se kontaktet kanë qenë pjesë e kujdesit prindëror dhe se mungesa e dëmtimeve fizike përforcon këtë qëndrim.
Më 18 qershor 2025, pas pyetjes së të akuzuarit, gjykata vendosi ndalimin e largimit nga Greqia, detyrimin për t’u paraqitur në komisariat dhe ndalimin e afrimit ndaj fëmijës në një distancë prej 200 metrash, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
"KORCA BOOM"



















