top of page

Abuzoi me mbesën 8-vjeçare, 51-vjeçari shqiptar mbyllet në qeli/ Dëshmia rrëqethëse e vëllait

2 days ago
2 min read

Nëna e vajzës deklaroi para autoriteteve se edhe ajo ishte abuzuar nga i ati gjatë viteve 2010-2015 në Shqipëri. Sipas medias lokale, raporti mjekësor konfirmon një akt seksual të kohëve të fundit ndaj 8-vjeçares…


Gjykata në Korfuz ka lënë në paraburgim shqiptarin, 51-vjeç, i akuzuar për abuzimin seksual të mbesës së tij 8-vjeçare, pas dëshmisë së tij para hetuesit gjyqësor. Sipas mediave greke, nëna 28-vjeçare e vajzës, njëkohësisht vajza e të akuzuarit, u tha autoriteteve se edhe ajo kishte përjetuar abuzim nga i ati gjatë periudhës 2010-2015, kur familja ndodhej në Shqipëri.


Media lokale Corfu TV News raporton se raporti mjekësor konfirmon një akt seksual të kohëve të fundit ndaj 8-vjeçares dhe e përcakton atë brenda një periudhe prej disa javësh përpara ekzaminimit.


Rasti doli në dritë pasi më 25 gusht nëna e dërgoi vajzën te një gjinekologe, pasi fëmija kishte raportuar shqetësime që prej pranverës. Sipas raportimeve, mjekja dyshoi menjëherë për abuzim dhe nuk e ekzaminoi vajzën, me qëllim që të mos cenoheshin provat. Ajo e udhëzoi nënën t'i drejtohej menjëherë policisë dhe që fëmija të ekzaminohej nga një mjek ligjor. Dosja iu dorëzua Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Korfuz më 9 shtator 2026, ndërsa autoritetet arrestuan 51-vjeçarin të premten.


Dëshmia e vëllait 9-vjeçar


Në hetim ka marrë rëndësi edhe dëshmia e vëllait 9-vjeçar të vajzës. Sipas raportimit, ai deklaroi se kur nëna, gjyshja dhe xhaxhai i tij nuk ndodheshin në banesë, 51-vjeçari e mbyllte 8-vjeçaren në dhomën e tij.


Fëmija dëshmoi se nga dhoma dëgjoheshin të qarat e motrës së tij dhe se 51-vjeçari e kërcënonte edhe atë që të mos fliste. Familja kishte jetuar së fundmi në të njëjtën banesë me 51-vjeçarin, pasi nëna 28-vjeçare synonte të ulte shpenzimet e jetesës.


Nga dëshmia e nënës rezultoi gjithashtu se babai i saj ka vuajtur më parë dy dënime me burg në Shqipëri për vepra penale që, sipas raportimit, nuk lidhen me raste abuzimi./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page