top of page

Adoleshenti dhe shoku i tij, nën hetim pas postimit të një fotoje të rrezikshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Dy ditë më parë, Policia e Durrësit i referoi Prokurorisë materialet për procedim penal ndaj një 14-vjeçari, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale dyshohet se ai zotëron një mjet prerës, një thikë.


Sipas policisë, i mituri kishte publikuar një foto në TikTok së bashku me një bashkemoshatar, duke mbajtur në dorë një thikë.


Burime policore bëjnë me dije se, megjithëse adoleshenti banon në zonën e ish-Kënetës, vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në të cilën humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba, as ai dhe as shoku i tij nuk i njihnin të miturit e përfshirë në konfliktin fatal.


Ekspertët e fushës theksojnë se fenomeni i “modelit të të fortit” po bëhet gjithnjë e më problematik mes adoleshentëve, duke nxitur dhunën dhe pasojat e rënda që mund të kenë për komunitetin dhe për jetën e të rinjve.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page