Ahmataj vendos për bashkëpunëtorët, zbulohet fati i stafit te Skënderbeu
Pas zyrtarizimit të Julian Ahmataj në krye të Skënderbeut , tashmë vëmendja është përqendruar te stafi teknik që do të shoqërojë trajnerin në sezonin e ri.
Nga sa është mësuar, nuk pritet të ketë ndryshime në pankinën bardhekuqe, pasi Ahmataj do të vijojë të punojë me të njëjtin grup bashkëpunëtorësh të sezonit të kaluar.
Kështu, Gentjan Liço do të mbajë sërish rolin e zëvendëstrajnerit, ndërsa Denis Hajdini do të vijojë detyrën si përgatitës i përgatitjes fizike të skuadrës. Po ashtu, Erjon Llapanji do të mbetet trajner i portierëve edhe për sezonin e ardhshëm.
Me kompletimin e stafit teknik, tashmë pritet të mësohen edhe lëvizjet që do të bëhen në përbërjen e ekipit. Burime pranë klubit bëjnë me dije se ndryshimet mund të nisin nga futbollistët që nuk kanë bindur gjatë sezonit të kaluar.
Merkatoja pritet të jetë vendimtare për ndërtimin e Skënderbeut të ri, ndërsa trajneri Ahmataj do të ketë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e grupit me të cilin do të përballet në sezonin e ardhshëm.
“KORÇA BOOM”
















