top of page

Ahmetaj i kundërpërgjigjet Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer krim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj i është përgjigjur Kreut të SPAK Altin Dumani, pasi ky i fundit kur u pyet për inceneratorin në Kuvend tha se Ahmetaj mundë të bashkëpunojë me drejtësinë. Në një lidhje Live me "Çim Pekën", Ahmetaj theksoi se nuk ka si të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi nuk ka kryer asnjë krim.


"Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Dmth nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo ështe e para dhe më e rëndësishmja," tha Ahmetaj./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page