top of page

Spitali i Korçës ende s'ka mbyllur llogaritë me shekullin e kaluar!

  • 3 hours ago
  • 1 min read

NGA/ Osman Stafa: Spitali i Korçës ende s'ka mbyllur llogaritë me shekullin e kaluar


Kjo është një pajisje që shërben për të nxjerrë grafitë me filma dhe solucione kimike. (grafi)


Është një teknologji që në shumicën e vendeve nuk përdoret më. Është zëvendësuar prej vitesh nga radiologjia digjitale, më e saktë, më e shpejtë dhe pa gabime primitive.

Por kjo pajisje është në Spitalin e Korçës.


Dhe me këtë u shërbehet çdo ditë mijëra qytetarëve që kanë nevojë për një diagnozë të saktë.


Realiteti?


Mjekët janë në vështirësi serioze. Sepse cilësia e imazhit dhe vetë mënyra si funksionon kjo teknologji e vë në dyshim diagnozën.


Absurd i pastër:


E njëjta grafi, në turnin e parë del “me probleme”.


Në turnin e dytë, del “e pastër”.


Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, flet për “standarde europiane” dhe për “inteligjencë artificiale në shëndetësi”…


Ironia është që këtu ende luhet me filma që lahen me ujë e kimikate, dhe rezultati varet nga kush e ndez makinën.


Inteligjenca artificiale, znj. Ministre, mund të presë.


Se këtu ende nuk kemi mbyllur llogaritë me shekullin e kaluar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page