top of page

AKSIDENT/ Futet me të kuqe, përplasen me makinën

  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, te ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.


Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një kalim i gabuar i njërit nga mjetet, i cili është futur gabim në kryqëzim duke shkelur semaforin.


Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale, ndërsa rasti ka shkaktuar panik te kalimtarët e rastit.


Si pasojë e aksidentit, është rënduar trafiku në këtë zonë. Policia ndodhet në vendngjarje./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page