Aksident/ 65-vjeçari gjerman përfundon në spital
- Jun 6
- 1 min read
Një turist gjerman ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, teksa po udhëtonte me biçikletë së bashku me një grup miqsh.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Klaus Meler ishte pjesë e një grupi çiklistësh të huaj që po përshkonin zonën, kur për arsye ende të paqarta ka pësuar aksident.
Si pasojë e rrëzimit, turisti ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e qafës, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore.
Në vendngjarje është dërguar autoambulanca, e cila ka transportuar 65-vjeçarin drejt një qendre spitalore për trajtim të specializuar.
Burime nga zona bëjnë me dije se ambulanca ka mbërritur rreth dy orë pas njoftimit për ngjarjen.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















