top of page

Aksident fatal: Vogëlushja 2-vjeçare ndërron jetë pasi u përplas nga automjeti

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 16, 2025
  • 1 min read

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, me inicialet F. Xh., pasi automjeti që ai drejtonte përplasi një vajzë 2-vjeçare, e cila humbi jetën si pasojë e aksidentit.


Sipas Policisë, i riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page