top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Automjeti me familjarë u përplas disa herë me bordurat e rrugës dhe humbi kontrollin, mbeten 7 të pl*gosur (EMRAT)

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor me shtatë persona të plagosur ka ndodhur këtë të premte në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit. Një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga rruga pas disa përplasjeve me bordurat anësore prej betoni.


Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Automjeti drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, i cili udhëtonte së bashku me gjashtë pasagjerë.


Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço, Marko Sojati dhe Xhesika Sojati.


Të plagosurit u transportuan me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku morën ndihmën e parë mjekësore.


Pesë prej tyre u larguan nga spitali pas trajtimit, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, u dërguan për kujdes më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet.


Gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, dyshohet se frenat nuk kanë funksionuar, duke bërë që makina të humbte kontrollin, të përplasej disa herë me bordurat mbrojtëse dhe më pas të dilte nga rruga.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.


Testi i alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit ka rezultuar negativ, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page