top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Dy vajza të plagosura!

  • May 8
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.


Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page