top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Automjeti përplas një të moshuar, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

7 hours ago
1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor të moshuar, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit, ndërsa i moshuari po lëvizte në këmbë në momentin e përplasjes.


Përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka pësuar plagë të rënda.


I moshuari mësohet se është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij sipas informaciove paraprake është e rëndë.


Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page