Zjarr i madh në një stan, mobilizohen zjarrfikësit nga katër qytete
8 minutes ago
1 min read
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.
Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e stanit, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po ndihmohen nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit.
Përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll vijojnë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e plota të dëmeve materiale.
“KORÇA BOOM”
















