top of page

FOTO/ Ky është efektivi Ermal Lula që humbi jetën në aksidentin tragjik

2 hours ago
1 min read

Personi që shihni në foto është Ermal Lula, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Lula mbante detyrën e shefit të Krimeve në Policinë e Vlorës.


Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të Novoselës, ku automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte Ermal Lula, u përplas me një skrep që ishte në lëvizje. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë nuk kishte sinjalistikë në pjesën e pasme.


Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur edhe 63-vjeçari Thanas Poçaj, drejtuesi i skrepit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të paraqitet e rënduar./ tpz.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page