Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat
- Apr 8
- 1 min read
Një aksident i rëndë është regjistruar pak orë më parë në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse pranë kryqëzimit të fshatit. Si pasojë e goditjes së fortë, makina ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se, fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale në automjet janë të shumta.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident.
“KORÇA BOOM”
















