top of page

AKSIDENT/ Makina përfundon në kanal. Mister zhdukja e drejtuesit të mjetit

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Peugeot” me targa bullgare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.


Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Ajo që e bën ngjarjen edhe më të pazakontë është fakti se në automjet nuk është gjetur asnjë person, ndërsa sipas policisë, deri tani asnjë qytetar nuk është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.


Autoritetet po punojnë për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e plotë të dinamikës së aksidentit.

"KORÇA BOOM"


bottom of page