AKSIDENT me vd*kje në vend/ 64-vjeçari me motomjet përplaset nga një automjet
4 hours ago
1 min read
Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Sipas raportimeve, viktima T.A, 64-vjeç po lëvizte me motomjet kur është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin E.R, 35-vjeç.
Përplasja ka qenë fatale për 64-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















