top of page

Aksident, mjeti përfundon në kanal, pesë persona të plagosur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 12, 2025
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Novoselës, në qytetin e Vlorës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë rrugës.


Sipas burimeve paraprake, si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë persona, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulancat, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksident.

"KORCA BOOM"


bottom of page