AKSIDENT/ Trajleri përplaset me anësoret e rrugës, shoferin e kishte zënë gjumi...
- Jun 9
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Elbasan-Peqin, ku një trajler ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me anësoret e rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesin e mjetit e ka zënë gjumi gjatë lëvizjes, duke shkaktuar humbjen e kontrollit mbi trajlerin.
Si pasojë, mjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Euronews
"KORÇA BOOM"
















