top of page

Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë.


Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.


Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen.


Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shtetasi i dëmtuar mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga verifikimet zyrtare të policisë./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page