top of page

Aksident në Volos/ Autobusi me 30 pasagjerë doli nga rruga, 12 të lënduar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 15, 2025
  • 1 min read

Një autobus me 30 pelegrinë ka përfunduar jashtë rrugës këtë të shtunë, në afërsi të Athinës.


Mediat greke raportojnë se 12 persona kanë marrë dëmtime, ndërsa rrethanat e tjera të aksidentit ende nuk bëhen me dije.


Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.


Autobusi ishte nisur nga qyteti i Larisa dhe kishte destinacion një manastir në Kanalia, Magnezi.


Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca shkuan me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa shoferët që kalonin ndaluan dhe nxituan për të ndihmuar.

"KORCA BOOM"


bottom of page