Aksident pranë Bulgarecit, makina përplas 18-vjeçarin, i riu dërgohet në spital
3 hours ago
1 min read
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, duke lënë të plagosur një 18-vjeçar.
I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat e aksidentit janë ende në proces verifikimi.
“KORÇA BOOM”
















