top of page

Gëzuar ditëlindjen Donika Tele!

1 hour ago
1 min read

Një emër i njohur i gazetarisë korçare, një zë që për shumë vite shoqëroi dëgjuesit e Radio Korçës dhe një figurë e dashur edhe në ekranin e televizionit “LOBI”.


Nga puna në terren, te kronikat, intervistat, emisionet dhe edicionet e lajmeve, Donika Tele i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj gazetarisë, duke e kërkuar lajmin në çdo cep të qarkut dhe duke e përcjellë me seriozitet, korrektësi dhe përkushtim.


Edhe pas daljes në pension, ajo vijoi të jetë aktive në gazetari, duke dëshmuar se dashuria për profesionin nuk lidhet me moshën apo me një vend pune, por me mënyrën se si e ke bërë atë gjatë gjithë jetës.


Sot, në ditëlindjen e saj, i urojmë dhe sa më shumë vite të bukura pranë njerëzve të dashur.

“KORÇA BOOM”



bottom of page