top of page

Kallëzimi i Monika Lubonjës ndaj Adrian Hilës, avokati zbulon çfarë mund të ndodhë

7 hours ago
1 min read

Monika Lubonja ka bërë kallëzim ndaj kompozitorit Adrian Hila lidhur me publikimin e videove intime në rrjetet sociale. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram, ku deklaroi se e ka denoncuar për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.


I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, avokati Kujtim Cakrani foli për aspektin ligjor të kallëzimit dhe u shpreh se, sipas tij, vepra penale për të cilën është bërë denoncimi nuk parashikon dënim me burg.


Cakrani tha se rasti mund të ndiqet si kundërvajtje penale dhe se, nëse do të ketë përgjegjësi penale, dënimi mund të jetë me gjobë. Ai shtoi se aktorja mund të ndjekë edhe rrugën civile për të kërkuar dëmshpërblim për dëmtim të imazhit dhe të jetës private.


Më tej, avokati ngriti pretendime të tjera lidhur me videot intime, duke thënë se sipas informacionit që ai disponon, ato mund të jenë publikuar dhe shitur në faqe interneti kundrejt pagesës.


“Duhet hetuar se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, kush ka pasur dijeni”, u shpreh Cakrani, duke kërkuar që organet hetimore të verifikojnë rrethanat dhe personat që mund të kenë pasur rol në publikimin e materialeve.


Çështja tashmë është në vëmendjen e organeve përkatëse, ndërsa vijimi i hetimeve pritet të sqarojë rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me publikimin e videove.

“KORÇA BOOM”


bottom of page