E RËNDË KËTË MBRËMJE NË KORÇË/ 18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq
2 hours ago
1 min read
Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një 'Benz' në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.
Florian Matraku u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të rënda. Drejtuesi i mjetit, Leonardo Skënderasi, është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
“KORÇA BOOM”
















