top of page

Tjetës aksident i rëndë në vend/ Raportohet për të plag*sur!

3 hours ago
1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e Vaqarrit. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person që po kalonte rrugën.


Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, në aks kanë ndaluar disa mjete dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur për t'i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit që ndodhet në rrugë.


Lëvizja e mjeteve në këtë zonë është vështirësuar përkohësisht. Në vendngjarje pritet mbërritja e ambulancës dhe e policisë për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page