top of page

Aksident pranë ish-Hipotekës, automjeti luksoz godet vajzën në vizat e bardha

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip “Porsche” me ngjyrë të bardhë ka përplasur një vajzë teksa ajo ishte duke kaluar në vijat e bardha.


Ngjarja është regjistruar pranë zonës së ish-Hipotekës. Si pasojë e përplasjes, e reja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page