top of page

Aksident tragjik/ 78-vjeçari h*mb jetën pasi përplaset nga automjeti

  • 18 hours ago
  • 1 min read

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.


Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit. Sipas policisë, 57-vjeçari V. Xh., banues në Vlorë, po drejtonte automjetin kur ka aksidentuar 78-vjeçarin F. S., i cili po lëvizte me biçikletë.


I moshuari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.


Drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page