Aksident në mbrëmje/ I riu humb kontrollin e monopatinës dhe përfundon në spital
- 1 hour ago
- 1 min read
Një i ri është aksidentuar mbrëmjen e sotme teksa lëvizte me monopatinë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime në gjymtyrë.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia.
I riu është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















