top of page

Aksident tragjik, humb jetën motoristi pas përplasjes me “Benz”-in

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç, ku një përplasje mes një automjeti dhe një motoçiklete ka rezultuar fatale.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, ku udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.


Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Dyshimet e para flasin për pakujdesi nga ana e drejtuesit të automjetit, ndërsa pritet edhe ekspertiza auto-teknike për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page