top of page

Tr*gjike! Humb jetën 11-vjeçari duke u larë në det

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Durrësit, teksa po lahej në det.


Një tjetër tragjedi ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një 11-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det.


Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. I mituri, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që ndodhej në ujë.


Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë edhe për përcaktimin e shkakut të saktë të mbytjes.


Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe familjarët e të miturit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga hetimet.


Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi dy vajza humbën jetën në plazhin e Tales në Lezhë, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.


“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njoftoi policia./ Pamfleti


bottom of page