Tragjike në Sheqeras, gruaja gjendet pa shenja jete në shtëpi
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqeras, ku një grua 55-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, Lavdie Daci, dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda shtëpisë.
Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet e Policisë.
Mësohet se 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, i cili një javë më parë ishte larguar drejt Greqisë për punë sezonale. Ndërkohë, fëmijët e tjerë të saj jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e vdekjes.
“KORÇA BOOM”
















