top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Motori përplaset me "Benzin", ndërron jetë shoferi i motomjetit (EMRI)

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Fushë Krujë-Laç.


Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Gjin Kola, banor i zonës.


Përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vend.


Drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar, është shoqëruar nga policia dhe po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore për të bërë këqyrjen e zonës dhe për të mbledhur provat.


Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page