Aksidente me dëme dhe largime nga vendngjarja, tre raste nën hetim në Pogradec dhe rrethina
- Korca Boom
- Aug 15, 2025
- 1 min read
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedime penale ndaj tre shtetasve për aksidente të ndodhura në rrugët e juglindjes së vendit.
Në aksin “Pogradec-Buçimas”, 47-vjeçarja L. Xh., banore e qytetit të Pogradecit, ka përplasur një këmbësor të mitur, i cili ka pësuar dëmtime të lehta. Personi i dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në fshatin Gostivisht, 18-vjeçari E. M. dyshohet se ka larguar nga vendngjarja një automjet të përfshirë në një aksident me dëme materiale në aksin “Ersekë-Leskovik”. Ky veprim po hetohet nga autoritetet.
Ndërsa në aksin “Maliq-Lozhan”, një aksident me dalje nga rruga ka ndodhur me drejtuesen 38-vjeçare J. D., banore e fshatit Strelcë. Ajo dhe një pasagjer që ndodhej në automjet janë dëmtuar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve dhe për zbardhjen e shkakëve të aksidenteve, duke apeluaar për kujdes maksimal në rrugë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.
“KORÇA BOOM”



















