Aksidenti fatal në Lezhë, mes viktimave edhe kushëriri i kryebashkiakut Pjerin Ndreu
- Korca Boom
- Jan 2
- 1 min read
Petrit dhe Elona Florini, bashkëshortët që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, ishin familjarë të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kryebashkiaku, i cili reagoi në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të afërmve të tij. Pjerin Ndreu bëri me dije se Petrit Florini ishte kushëriri i tij.
“Petrit Florini, djali i tezes time, me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë. Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne. U prehshi në paqe, Petrit dhe Elona”, shkruan Ndreu në mesazhin e tij.
Petrit Florini shërbente si punonjës policie në Pukë, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona Florini, ishte mësuese. Humbja e tyre ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe komuniteti ku ata jetonin dhe punonin.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"KORCA BOOM"



















