top of page

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Reshjet e borës janë rikthyer në zonënë e Korçës, në fshatin Dardhë. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas raportimeve nga terreni trashësia e borës i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.


Aktualisht në rrugë janë duke punuar mjetet borëpastruese për të larguar dëborën dhe kriposur aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.


Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page