Aksidenti i autobusit Berat–Tiranë/ Fëmija 8-vjeçar humbi një këmbë, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve
- 8 hours ago
- 1 min read
Pas aksidentit tragjik të autobusit të linjës Berat–Tiranë në autostradën Durrës–Tiranë, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe u plagosën 12 persona, familja e njërit prej të lënduarve më të vegjël ka bërë një apel publik për ndihmë.
8-vjeçari Arenso Sadushi, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Traumës, ka pësuar dëmtime shumë të rënda. Sipas familjarëve, mjekët janë detyruar t'i amputojnë njërën këmbë për t'i shpëtuar jetën.
Për të mbështetur trajtimin e Arensos, familja ka hapur një fushatë në GoFundMe. Sipas tyre, fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve mjekësore, rehabilitimin, pajisjen me protezë dhe çdo trajtim tjetër që vogëlushit do t'i nevojitet gjatë muajve në vijim.
Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë për ta ndihmuar Arenson në këtë betejë të vështirë drejt rikuperimit.
“KORÇA BOOM”
















