top of page

EKSKLUZIVE/ Mbushet Skënderbeu. Ja kush vjen nesër. E zbulon “Korça Boom”

  • 1 minute ago
  • 1 min read

Skënderbeu që ka qysh në datën 1 korrik që ka filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe duket se nga ditë në ditë po surprizon me afrime të shumta, teksa drejtuesit e kanë ndarë mendjen që të afrojnë lojtarë cilësorë dhe të ndërtojnë një skuadër të denjë.


Lajmi në i fundit që mësohet në këto momente ka të bëjë me sulmuesin Bismark. Lojtari në fjalë do të mbërrijë nesër në kryeqytet dhe më pas do të niset drejt Korçës për të filluar stërvitjes, pas një viti huazim te Vllaznia. Bismark është një rikthim me shumë vlera në majë të sulmit dhe do ti bëjë shumë punë Skënderbeut.


Përveç lajmit të rikthimit të Bismark, një ditë më vonë dhe pikërisht të martën mbërrin në kryeqytet edhe Paolo Estrela. Mesfushori që ka cilësi të mëdha do të qëndrojë në qytetin juglindor dhe nesër vjen për tu vënë nën urdhërat e Julian Ahmataj. Një pikë kyçë për Skënderbeun e superligës.


Lajmi i tretë pozitiv në këto momente ka të bëjë me ardhjen e lojtarit më të ri. Amadou Diallo vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të veshë fanelën e Skënderbeut. I rritur në Angli 24-vjeçari nga Guinea shikohet si një nga afrimet më cilësorë, ndërkohë që në transfermarkt kuotohet me shifrën prej 200 mijë euro.


Së fundi, Diallo që luan si sulmues krahu ka luajtur në Portugali me Oliveirense dhe nesër pas mbërritjes në Shqipëri do të jetë menjëherë pjesë e Skënderbeut, duke pritur tashmë ta shikojmë këtë futbollist në fushën e lojës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page