top of page

Aksidenti i rëndë/ Një nga viktimat nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 1
  • 1 min read

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.


27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.


Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.


Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me  ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page