Aksidenti tragjik i merr jetën 49-vjeçarit, dhimbje në familjen e njohur të sportit
- 16 hours ago
- 1 min read
Një lajm i trishtë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shijakut. Në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta, në moshën 49-vjeçare, Laureli Alite, djali i ish-lojtarit dhe ish-trajnerit të mirënjohur të ekipit të volejbollit Erzeni, Lulzim Alite.
Laureli humbi jetën pas një aksidenti tragjik, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.
Ai vinte nga një familje me traditë të spikatur në sport. Babai i tij, Lulzim Alite, dhe vëllai, Albensi, kanë veshur fanellën shijakase, duke kontribuar në sportin e qytetit dhe në ekipin e volejbollit Erzeni.
Edhe nëna e Laurelit, Afërdita Alite, ka një kontribut të njohur në jetën publike të qytetit. Ajo ka drejtuar për shumë vite shkollën “Lidhja e Prizrenit” dhe ka mbajtur gjithashtu detyrën e kryetares së Bashkisë Shijak.
Laureli njihej në qytetin e Shijakut si një djalë fisnik, i dashur dhe sportdashës, veçanërisht i lidhur me ekipin e volejbollit Erzeni, ku familja e tij ka dhënë ndër vite një kontribut të çmuar.
Pas lajmit të hidhur, kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit për familjen Alite.
“Erzeni ndër vite i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tij për ndarjen e parakohshme nga jeta.
U prehtë në paqe!”
“KORÇA BOOM”
















