top of page

AKSIDENT/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Fier, në zonën e Mbikalimit të Spitalit Memorial.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ku një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin me inicialet I. Sh., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.


Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur.


Të tre janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.


Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page