top of page

Dy ngjarje të rënda brenda pak minutave: Një i pl*gosur me mjet pr*rës e një i vet*hedhur nga pallati

  • 12 hours ago
  • 1 min read

Dy ngjarje të rënda kanë mobilizuar uniformat e policisë mbrëmjen e sotme në kryeqytet, të ndodhura pothuajse në të njëjtën kohë.


Një 63-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në rrugën "Kongresi i Manastirit".


Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, një konflikt i çastit pranë zonës së pedonales te Kalaja e Tiranës ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçari me mjet prerës, autori i të cilit është vënë në kërkim nga forcat e rendit.

Informacion paraprak


Rreth orës 18:15, në rrugën "Kongresi i Manastirit", dyshohet se është vetëhedhur nga sheshpushimi i katit të 4-t të një pallati shtetasi F. S., rreth 63 vjeç. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.


Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Grupet hetimore po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page