top of page

Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet 31-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”.


Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur një këmbësore 64-vjeçare.


Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur automjeti që drejtohej nga i riu ka goditur shtetasen, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.


31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page