top of page

Aktoren e njohur shqiptare e bëjnë të vdekur, ajo reagon e revoltuar: Nuk e di si ju mban toka

Mar 20
1 min read

Një lajm i pavërtetë që shpalli vdekjen e Rozana Radit ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke krijuar panik dhe paqartësi te publiku. Postimi ishte manipuluar për t’u dukur si njoftim nga një faqe e njohur, çka e bëri edhe më bindës për shumë ndjekës.


Artistja nuk vonoi të reagojë, duke e hedhur poshtë menjëherë këtë pretendim përmes një postimi në Instagram. Ajo ndau në “InstaStory” pamjen e lajmit të rremë dhe ironizoi mënyrën se si disa portale janë të gatshme të publikojnë çdo gjë për të tërhequr klikime.


Rozana theksoi edhe ndikimin e rëndë që këto lajme mund të kenë tek njerëzit e afërt, duke nënvizuar ankthin që mund të shkaktojnë situata të tilla.


“Imagjino të isha diku pa sinjal. Familjarët do të ishin alarmuar. Nuk e di si ju mban toka,” u shpreh ajo.


Rasti i fundit rikthen në vëmendje rrezikun dhe pasojat e lajmeve të rreme, sidomos kur prekin tema kaq të ndjeshme si jeta e një personi.


Rozana Radi është aktore dhe këngëtare e njohur, por dhe vajza e aktorit të njohur Ferdinand Radi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page