top of page

Akuzohet për ngacmim s*ksual, gjykata merr vendimin për mjekun e njohur

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun N.N., i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje brenda ambienteve të shërbimit spitalor.


Sipas informacionit paraprak, gjykata ka marrë në konsideratë natyrën e veprës penale, si edhe moshën e 72-vjeçarit, duke vendosur që ai të hetohet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.


Ngjarja ka shkaktuar reagime në opinionin publik, ndërsa hetimet për rastin vijojnë nga autoritetet përkatëse.


“KORÇA BOOM”


bottom of page