top of page

Alarm në fushën torfike: Zjarr në brendësi të tokës në Maliq

  • Jun 18, 2025
  • 1 min read

Në fushën torfike të Maliqit janë shfaqur vatra zjarri në thellësi të tokës, duke detyruar Bashkinë Maliq të ndërhyjë me mjete dhe burime për të shmangur përhapjen e flakëve.


Përballë temperaturave të larta dhe riskut të shtuar, bashkia ka bërë apel ndaj të gjithë fermerëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në këto ditë të nxehta ku fusha është e mbushur me prodhime.


“Duhet angazhimi i të gjithëve për të kaluar një verë me sa më pak probleme,” thuhet në njoftimin e bashkisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit bujqësor.


“KORÇA BOOM”


bottom of page