top of page

Zbardhet konflikti, ja çfarë fshihet pas pl*gosjes së të riut në Korçë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e një 23-vjeçari në Korçë, i cili u paraqit në Spitalin Rajonal me dëmtime të shkaktuara gjatë një konflikti.


Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e barkut nga një mjet prerës, si dhe lëndime të tjera të shkaktuara nga goditjet me grushte gjatë përplasjes fizike.


Fatmirësisht, 23-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.


Burime pranë hetimit bëjnë me dije se policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij për ta lokalizuar dhe arrestuar.


Nga të dhënat paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një borxhi prej 100 mijë lekësh të vjetra mes palëve. Debati verbal më pas ka degraduar në përplasje fizike, duke kulmuar me përdorimin e thikës.


Aktualisht, efektivët e policisë po marrin deklarimet e të plagosurit për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të identifikuar.


Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e dinamikës së konfliktit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page