top of page

Alarm për prindërit: Tërhiqen nga tregu lodrat që mund të shkaktojnë bllokim të zorrëve dhe vd*kje

  • 2 days ago
  • 1 min read

Dy lodra elastike shumë të përdorura nga fëmijët janë tërhequr nga tregu në Shtetet e Bashkuara, pasi përmbajtja e tyre mund të shkaktojë dëmtime serioze nëse gëlltitet.


Bëhet fjalë për lodrat “Squeezy Dumplings”, të kompanisë GIHNJSI, dhe “Rainbow Mystery Squishy Buns”, të kompanisë OKK Trading.


Sipas Komisionit Amerikan për Sigurinë e Produkteve të Konsumit, këto lodra përmbajnë rruaza uji, të cilat mund të zmadhohen brenda organizmit të fëmijës pas gëlltitjes.


Ekspertët paralajmërojnë se rruazat mund të shkaktojnë mbytje, bllokim të zorrëve, dhimbje të forta, shtrim në spital dhe, në rastet më të rënda, rrezik për jetën.


Tërheqja nga tregu është bërë pas raportimit të disa rasteve me fëmijë të hospitalizuar.


Prindërit këshillohen t’i largojnë menjëherë këto produkte nga fëmijët dhe të mos i lejojnë ata të luajnë me lodra që përmbajnë rruaza uji./ JOQ Albania

“KORÇA BOOM”





bottom of page