top of page

Përplasje e fortë në rrugë, 6 persona marrin plagë dhe dërgohen në spital

  • 51 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh.


Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të dëmtuarit janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.


Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja.

“KORÇA BOOM”


bottom of page