top of page

Alarmi i frikshëm i shkencëtarëve: Popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në 2064

  • 58 minutes ago
  • 1 min read

Një studim i ri shkencor ka ngritur shqetësime serioze për të ardhmen e njerëzimit, duke paralajmëruar se popullsia globale mund të pësojë një rënie drastike deri në vitin 2064.

Sipas kërkimit të publikuar në revistën shkencore “Chaos, Solitons & Fractals”, studiues nga Universiteti i Milanos kanë analizuar zhvillimin e popullsisë njerëzore gjatë 12 mijë viteve të fundit dhe kanë ndërtuar modele matematikore për të parashikuar ndikimin e krizave globale në dekadat e ardhshme.


Ekspertët theksojnë se faktorë si ndryshimet klimatike, pandemitë, luftërat dhe mungesa e burimeve natyrore mund të ndikojnë ndjeshëm në tkurrjen e popullsisë së planetit.

Sipas skenarit më ekstrem të paraqitur në studim, numri i banorëve në Tokë, që aktualisht vlerësohet në rreth 8.3 miliardë, mund të përgjysmohet brenda katër dekadave të ardhshme.


Megjithatë, studiuesit sqarojnë se nuk bëhet fjalë për një parashikim të sigurt, por për një model teorik që synon të tregojë sa e ndjeshme dhe e brishtë mund të bëhet popullsia globale përballë krizave të mëdha mjedisore dhe shoqërore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page